Bandat e armatosura djegin të gjallë dy gazetarë

Bandat e armatosura djegin të gjallë dy gazetarë

Dy gazetarë investigativë u vranë dhe më pas u dogjën nga bandat e armatosura në Haiti në periferi të kryeqytetit të vendit, Port-au-Prince.

Sipas CNN të vdekur kanë mbetur të vdekur Amady John Wesley, i cili punonte për stacionin radiofonik me bazë në Montreal, Ecoute FM, dhe reporteri lokal Wilguens Louissaint.


Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, disa persona hapën zjarr ndaj një grupi gazetarësh që kishin mbërritur për të intervistuar liderin e një bande rivale. Si pasojë mbetën të vrarë Ecoute FM dhe Louissaint.

Lufta e territoreve në Port-au-Prince ka nisur mes zonave më të varfra dhe është përhapur dhe në zonat e pasura të kryeqytetit dhe rrethinat përreth.

Lexo edhe

Video