Balotazhi kalon testin e BE-së: Procesi shkoi shumë mirë

Balotazhi kalon testin e BE-së: Procesi shkoi shumë mirë

Misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE, e kanë vlerësuar raundin e dytë të zgjedhjeve si të administruar mirë.

Shefi i misionit të vëzhguesve të BE-së, Lukas Mandl, tha se kanë vizituar 269 vendvotime dhe se votimi dhe numërimi është vlerësuar pozitivisht nga vëzhguesit.


“Në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit e BE-së kanë vizituar 269 vendvotime në gjithë Kosovën, vëzhguesit e BE vlerësuan votimin dhe numërimin shumë mirë”, tha ai.

Ai tha se fushata zgjedhore ishte dinamike, e gjallë, por e qetë.

“Ky ishte një proces zgjedhor i administruar mirë. Disa prej problemeve janë dobësi të vjetra që janë identifikuar edhe nga misionet e mëhershme”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: