Ballkani vazhdon me fitore, Llapi e Prishtina ndajnë pikët

Ballkani vazhdon me fitore, Llapi e Prishtina ndajnë pikët

Me tri ndeshjet e zhvilluara sot, është kompletuar edhe xhiro e katër e Superligës së Kosovës në futboll.

Me lojë shumë të hapur e kompetitive por pa asnjë gol të shënuar është mbyllur kryendeshja e kësaj xhiroje, ajo ndrëmjet Llapit dhe Prishtinës, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


Të dy skuadrat kërkuan me ngulm fitore për ta vazhduar nisjen e mirë të kampionatit, por në fund u ndanë të kënaqura me nga një pikë, raporton KosovaPress.

Ballkani nga ana tjetër ka marrë tri pikë të plota nga ballafaqimi me Gjilanin në Suharekë. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka triumfuar me rezultat 2-1, me golat e realizuara nga Manaj dhe Tahar, kurse golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Bilalli.

Me barazim 2-2 ndërkohë është mbyllur ndeshja ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit, e zhvilluar në Gjilan.

Lexo edhe

Video