Ballkani rinovon kontratën me yllin e skuadrës

Ballkani rinovon kontratën me yllin e skuadrës

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se e ka rinovuar kontratën me yllin e skuadrës Ermal Krasniqi

Krasniqi ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Suhareka deri në vitin 2023, përcjellë KosovaPress.


Ai ka thënë se e ka vazhduar qëndrimin te Ballkani për shkak se beson në projektin e këtij klubi për të ardhmen.

“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjatë viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri me tani ndaj meje si lojtar profesionist, për asnjë çast nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës. Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkani për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë “, ka deklaruar Krasniqi.

Lexo edhe

Video