Ballkani reagon pas largimit të Ermal Krasniqit

Ballkani reagon pas largimit të Ermal Krasniqit

Ermal Krasniqi ka kompletuar të martën transferimin tek CFR Cluj duke i dhënë kështu fund aventurës së tij me kampionin e Kosovës, Ballkanin.

Klubi romun e njoftoi blerjen e anësorit në mëngjesin e së martës, dhe vetëm pak orë më vonë erdhi edhe reagimi i skuadrës nga Suhareka, raporton KosovaPress.

Duke e falënderuar për kontributin e dhënë, në reagimin e Ballkanit thuhet se emri i Ermal Krasniqit do të mbetet gjithmonë i skalitur në klub.

Reagimi i plotë i Ballkanit në “Facebook”


Faleminderit për kontributin kampioni ynë, Ermal Krasniqi

Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin Rumun CFR Cluj.

Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipes së bashku me shumë lojtar të ekipës dhe në sezonin 2021/2022 ishte po ashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit  kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e kombëtarës së Kosovës.

Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë

Lexo edhe

Video