Ballkani nis rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, përballet me Zalgirisin

Ballkani nis rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, përballet me Zalgirisin

Do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, skuadra që do ta përfaqësojë vendin tonë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë ndaj kampionit të Lituanisë, Zalgirisit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00, raporton KosovaPress.


Trajneri i Ballkani, Ilir Daja, në konferencë për media u shpreh se e ka përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme për të marr një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, por e vlerësoi lartë nivelin e skuadrës rivale duke thënë se ata kanë shumë përvojë në garat evropiane dhe janë shumë të suksesshëm në kampionatin vendor të tyre.

Ai po ashtu bëri të ditur se skuadra do të paraqitet me një modul të ri në fushe, krahasuar me skemat e përdorura në Superligën e Kosovës.

Lexo edhe

Video