Ballkani mposht Shkupin me përmbysje të rezultatit

Ballkani mposht Shkupin me përmbysje të rezultatit

Ka përfunduar me fitoren e Ballkanit me rezultat 2-1 ndaj Shkupit ndeshja e parë e play-off-it të Ligës së Konferencës e zhvilluar te enjten në Shkup.

Kampioni i Kosovës ia doli që ta përmbys rezultatin pasi ishte ne disavantazh 1-0, raporton KosovaPress.


Vendasit kaluan në epërsi me golin e Adetunjit në minutën e 19’ të ndeshjes, por skuadra e Ilir Dajës riktheu shpejtë baraspeshën pas vetëm katër minutave me golin e Albion Rrahmanit dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë skuadra nga Suhareka tregoi lojë shumë më të mirë dhe arriti që ta shënoj golin e dytë në minutën e 67’ me anë të Meriton Korenicës që realizoi një gol shumë të bukur.

Ky rezultat është shumë i mirë për Ballkanin para ndeshjes kthyese në “Fadil Vokrri”.

Lexo edhe

Video