Ballkani-Llapi, Malisheva-Feronikeli, ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Ballkani-Llapi, Malisheva-Feronikeli, ndeshjet e sotme në  Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e pestë të sezonit të ri 2021/22.

Derbi i ditës së sotme do t’i takojë ndeshjes mes Ballkanit dhe kampionit të Kupës dhe Superkupës së Kosovës, skuadrës së Llapit, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës Malisheva, e cila e pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit.

Pas katër xhirosh, tabela e Superligës kryesohet nga skuadra e Drenicës që gjendet në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se Ballkani e Drita që gjenden në pozitat dy, respektivisht tre.


Në anën tjetër, në fund të tabelës gjindet skuadra e Ulpianës me vetëm një pikë, një më pak se Prishtina, Dukagjini dhe Llapi.

Programin e plotë të ndeshjve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

16:00 FC Ballkani – KF Llapi (Stadiumi Suva Reka)

16:00 Malisheva – Feronikeli (Stadiumi Liman Gegaj)

Lexo edhe

Video

error: