Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi në qytetin e Suharekës do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Ballkanit dhe Llapit, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.
Kampioni e pret në shtëpi liderin aktual të Superligës, Llapin, ku të dyja skuadrat kanë nga 16 pikë, por që Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton KosovaPress.
Në xhiron e fundit, Llapi shënoi fitore me përmbysje ndaj Malishevës 3:2, kurse Ballkani e mposhti Fushë Kosovës 2:0.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Ballkani e fitoi ndeshjen 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Ballkani
Llapi