Ballkani lëshon fitoren nga duart në minutat shtesë ndaj CFR Cluj

Ballkani lëshon fitoren nga duart në minutat shtesë ndaj CFR Cluj

Kampioni i Kosovës, Ballkani po vazhdon me paraqitje të mira në Ligën e Konferencës, derisa ka arkëtuar një pikë nga ndeshja e parë e Grupit G, duke barazuar me skuadrën romune CFR Cluj, me rezultat 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja ishte më e mirë në fushë që nga fillimi i ndeshjes, por pjesa e parë u mbyll pa gola, raporton KosovaPress.


Dominimi i Ballkanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe kjo dha frytet e saj në minutën e 65′, kur Armend Thaçi shënoi për 1-0 pas asistimit nga Albion Rrahmani.

Kur po pritej që skuadra kosovare t’i merrte tre pikë të plota, një pakujdesi e mbrojtjes solli golin e mysafirëve të realizuar nga Youri Matias

Të dy skuadrat morën nga një pikë, derisa nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi ku ballafaqohen Sivaspori dhe Sllavia Praga.

Lexo edhe

Video