Ballkani largon dy lojtarë

Ballkani largon dy lojtarë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ballkani përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar për largimin e dy lojtarëve nga skuadra.

Bëhet fjalë për Dejan Zarubican dhe Lucas Cardoson, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Ballkanit, raporton KosovaPress.


Zarubica luan në pozitën e qendërsulmuesit, dhe te Ballkani arriti të bëjë pesë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm një asistim.

Ndërkaq, Cardoso luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, dhe te Ballkani regjistroi 14 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa nuk ka kontribuar me ndonjë gol apo asistim.

Lexo edhe

Video