Ballkani kërcënon Dritën, renditja tabelare në Superligën e Kosovës

Ballkani kërcënon Dritën, renditja tabelare në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës ka arritur në xhiron e tetë të saj duke ofruar mjaftë kampionat cilësor me ndeshje dhe ballafaqime shumë interesante.

Skuadrat që pretendojnë ta fitojnë titullin e kampionit tashmë kanë nisur të shkëputen në kreun e tabelës duke paralajmëruar për një luftë të ashpër për këtë objektiv, raporton KosovaPress.

Drita është skuadra që po vazhdon ta kryesojë tabelën me 18 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 15, por që ka dy ndeshje më pak se skuadra e Ardian Nuhiut.

Në vendin e tretë është Gjilani me 14 pikë, kurse pozitat katër dhe pesë mbahen nga Prishtina me 12 pikë dhe Drenica me 11.

Kjo është renditja e plotë:

Drita 18

Ballkani 15


Gjilani 14

Prishtina 12

Drenica 11

Trepça 89 9

Llapi 8

Malisheva 7

Ferizaj 7

Dukagjini 2

Lexo edhe

Video