Ballkani eliminon edhe Klaskvikun, arrin play-offin ku përballet me Shkupin

Ballkani eliminon edhe Klaskvikun, arrin play-offin ku përballet me Shkupin

Kampioni i Superligës së Kosovës ka korrur një tjetër sukses në garat evropiane, ku tani e ka prekur fazën e play-offit të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës.

Pavarësisht se pësoi humbje sot me shifrat 2:1 kundër Klaskvik, skuadra e Ballkanit vazhdon tutje në Ligën e Konferencës pasi që e siguroi kualifikimin tutje me ndihmën e penalltive, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me shifrat 3:2 në favor të Ballkanit, kurse ndeshja e sotme me shifrat 2:1 në favor të Klaskvikut, duke bërë që të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.

Edhe vazhdimet dështuan që të tregojnë skuadrën e cila është triumfuese, ndërsa faza e penalltive vendosi përfundimisht, ku Ballkani siguron fazën e fundit të kualifikimeve të kësaj gare.


E në gjuajtjen e penalltive, për vendasit dy lojtarë nuk arritën t’i konkretizojnë me gol, ku penalltitë e Holvad dhe Danielsen i pret portieri i Ballkanit, Damir Ljujanovic.

Në anën tjetër, te Ballkani ishte vetëm Qendrim Zyba ai i cili dështoi që të shënoj nga pika e bardhë.

Rezultati brenda dy ndeshjeve është 4:4, kurse në penallti Ballkani triumfon me shifrat 4:3.

Me sigurimin e kualifikimit tutje, Ballkani tani në play-off do të ketë përballë një skuadër shqiptare, ku do të takohet me Shkupin.

Lexo edhe

Video