Ballkani e mbyll me humbje ëndrrën evropiane

Ballkani e mbyll me humbje ëndrrën evropiane

Ka përfunduar me humbje aventura e Ballkanit në Evropë, respektivisht në Ligën e Konferencës, pasi që u mposht sot si mysafirë nga CFR Cluji.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Dr. Constantin Radulescu”, kampioni kosovar, Ballkani ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga CFR Cluji, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nana Boateng, i cili vulosi fitoren e CFR Clujit në minutën e 17’.


Me pikët e reja, CFR Cluji siguron pozitën e dytë në Grupin G në kuotën e 10 pikëve, dhe kalon tutje në eliminatoret e Ligës së Konferencës.

Në anën tjetër, Ballkani e mbyll fazën e grupeve të kësaj gare në vendin e fundit me vetëm katër pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të CFR Clujit.

Lexo edhe

Video