Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit me fitore

Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit me fitore

Kanë përfunduar dy ndeshje e programit të sotëm në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar, skuadra e Ballkanit e ka mposhtur me rezultat minimal Drenicën, përmes golit të shënuar nga Bajram Jashanica në minutën e 50’, përcjell KosovaPress.

Fitore sot ka shënuar edhe skuadra e Gjilanit, e cila e ka mposhtur si vendase me rezultat 3:1 Malishevën.

Me pikët e reja, Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit, ku skuadra nga Suhareka zë vendin e parë në tabelë me 33 pikë, një më shumë se Gjilani që renditet i dyti.


Në anën tjetër, pas humbjeve sot, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me 18 pikë, kurse Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me gjithsej 20 pikë të arkëtuara.

Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drenica 0 – 1 Ballkani

Gjilani 3 – 1 Malisheva

Lexo edhe

Video