Ballazhi: Prioritet zgjidhja e problemit me ujë

Ballazhi: Prioritet zgjidhja e problemit me ujë

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi thotë se prioritet në mandatin e tij qeverisës do të ketë trajtimin e problemeve me ujin. Ai zotohet që do të punojë edhe në përmirësimin e ndotjes së ambientit.

Ballazhi në intervistën për KosovaPress, premton edhe përfundimin në mesin e këtij viti të Shtëpisë së Kulturës.

Ai flet për prioritet dhe për problemin që ka percjellur këtë komunë ndër vite.

“Prioritet ne sipas edhe kërkesave të qytetarët që kemi ndërtuar me programin tonë qeverisës është uji, problemi i ujit që na ka përcjellur me vite të tëra dhe ende nuk ka një zgjidhje ne e kemi vendos në prioritet e të gjitha prioriteteve tjera. Pastaj janë rinia, sporti, zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia kështu që gjitha janë pjesë e interesimit tonë për të quar përpara dhe që qytetari të ndjehet më i afërt me institucionet”, ka thënë Ballazhi.

Ballazhi flet edhe për gjendjen në të cilën e ka gjetur komunën dhe për infrastrukturën e kësaj komune.


“Në disa fushata jo edhe aq sa kemi menduar do të ishte, por megjithatë ka një administratë të përgatitur deri diku mirë edhe pse ne do bëjmë përpjekje që kapacitet profesionale të ngritën po megjithatë mirë është. Në infrastrukturë nuk jemi keq si Hani i Elezit po me ato problemet që janë të zakonshme. Ne do mundohemi këto 4 vite të bëjmë një zgjidhje sa më të mirë”, u shpreh ai.

Kryetari Ballazhi tregoi për realizimin e projekteve të cilat disa prej tyre vetëm se kanë filluar.

“Tani ne jemi me një buxhet të miratuar për vitin 2022, por megjithatë kemi disa nga projektet që është në përfundim, projekti i shtëpisë së kulturës diku në maj-qershor do të përfundojë. Uji cila ka filluar si projekt edhe atë do ta vazhdojmë por me një rishikim ndoshta sepse neve nuk jemi pajtuar me këtë projekt se mund të jetë një zgjidhje e përhershme. Pastaj është një rrugë nga fshati Krivenik-Goranc, kemi disa projekte të vogla, është parku i qytetit që këtë vit do të fillojë që kemi mjete edhe disa projekte që ne do mundohemi me këtë buxhet të miratuar”, thotë kryetari i Hanit të Elezit.

Me tej ai u shpreh edhe për kritikat që kishte sa ishte në opozitë.

“Unë kam qenë kritikuesi ndoshta me i madh gjatë kohës që isha në opozite ambientin, sepse ka ndotje ne e dimë Hani i Elezit është një prej komunave të Kosovës që është me e ndotura. Dhe një ndër ta është “Sharrcemi” si ndotës, por edhe faktorët tjerë të cilët ndikojnë në ndotjen e ambientit kështu do të marrim disa masa. Kemi planifikuar që se pari matësit e ndotjes së ajrit që është te shkolla fillore e vendosur ose të zhvendosim ose të vendosim disa matës mobil për të parë ajrin realisht sa është i ndotur pastaj te marrim masa adekuate për zvogëlimin ose eliminimin e kësaj ndotje”, theksoi Ballazhi.

Mehmet Ballazhi nga PDK-ja në zgjedhjet e 17 tetorit doli fitues me 50 për qind të votave, ndërsa Rufki Suma kandidat i pavarur kishte marrë 40 për qind të votave.

Lexo edhe

Video