Balje ironizon me ZRrE-në: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të rrymës

Balje ironizon me ZRrE-në: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të rrymës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pas deklaratave të kryesuesit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu se katër komunat me shumicë serbe nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike sikurse në gjithë vendin meqë siç tha ai në bazë në vendimi gjyqësor.

Deputetja Balje me ironi ka kërkuar nga ZRrE që edhe për boshnjakët të mos ketë rritje të çmimi të energjisë elektrike.

“ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje! Thjesht po pyes! Nëse mundet për ata hajde pak për ne”, ka shkruar deputetja.

Ndërkohë që sot do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, nën sloganin “Asnjë cent më shumë”.

Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRrE dhe që të nacionalizohet KEDS-i.

Me 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e bllok tarifës.

Ndërsa të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.


Lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike ka thënë se në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk është paraparë të rritjen e tarifat e energjisë elektrike sikur në gjithë vendin.

Kjo me arsyetimin, siç tha ai është në bazë të një vendim gjyqësor.

Në anën tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRrE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është e ndikuar nga partia në pushtet.

Kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala theksoi se ngritja e çmimeve është projekt përbashkët mes Qeverisë dhe ZRRE-së.

U.d. kryetarja e GP të VV-së Mimoza Kusari Lila, tha se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë  nesër në Kuvend rezolutën me rekomandime të opozitës për refuzimin e raportit të ZRrE për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Deputetja Kusari Lila derisa pati përgjigje për deputetin Mustafa, i ka propozuar ZRRE-së që pragu i rritjes së çmimit të mos jetë 600 KËH, por në 800 KËH.

Gjatë raportimit për kategoritë e shtrenjtimit të rrymës dhe arsyen e saj, Fejzullahu bëri me dije se KEDS-i ia ka borxh mbi 50 milionë euro Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dhe theksoi se KEDS-i është i vetmi që ka kërkuar ndryshim të strukturës tarifore

Lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë sërish është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Lexo edhe

Video