Balje: Nuk do ta prishi koalicionin me LVV-në për shkak të Armend Mujës

Balje: Nuk do ta prishi koalicionin me LVV-në për shkak të Armend Mujës

Deputetja e CDU-së, Duda Balje ka thënë se nuk ka indikacione për rënien e Qeverisë Kurti 2, pasi nuk është koha për zgjedhje, ndërsa për debatin me deputetin e VV-së, Armend Muja ka thënë se nuk është diçka personale.

Ajo në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se ka qëndrime të ndryshme me LVV-në për disa çështje dhe kjo është reflektuar edhe në komisionet punuese.

“Kemi pasur një konflikt në Komision hetimor. Në komisionin e parafundit unë kam votuar kundër një propozimi të Vetëvendosjes, nuk kemi pasur pajtim edhe për ekspertët. Në fakt, unë kam mendimin tim dhe nuk e ndryshoj. Ata vet kanë këkru komisionin dhe nuk e kanë shumicën. Deputët e Listës Serbe nuk vijnë. Unë kam votuar kundër dhe ata janë vetëm me katër vota. Janë në një pozitë të keqe”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe se ku qëndron problemi, sipas saj.


“Ata nuk e dinë nëse unë votoj si ata. Dhe, këtu është problemi. Unë kam pasur problemin e njëjtë edhe për Kodin civil dhe Trustin. Thënë shkurt, nuk jam disiplinuar”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Balje tha se nuk do ta braktis koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë për shkak të Armend Mujës nuk do të braktisi koalicion me LVV-në… Tash për tash nuk prishet koalicioni. Nuk është koha për zgjedhje. As ne e as opozita nuk është gati për zgjedhje. Kam dëgjuar një deklaratë të z. Gashi, unë nuk e di me këtë ka biseduar ai. Me grupin tonë nuk ka folur”, ka thënë ajo.

Ndërkaq të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, deputetit i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka kërkuar largimin nga ky komision, të deputetes Balje dhe të Ljubniko Karagjiq nga Listës Serbe.

Sipas tij, deri tek ky propozim kishte ardhur për shkak të mungesave të tyre të shumta. E krejt kjo, pati nxitur tensione e debat në mbledhjen e Komisionit hetimor.

Lexo edhe

Video