Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka arritur të fitojë në Suharekë pa balotazh. Ai ka fituar 13,837 vota ose 52,28 përqind.
Pas tij është Ardian Shala me 7,810 vota ose 29,51 përqind dhe Sali Zyba i LVV-së me 2494 vota ose 9,42 përqind.