Bajrami: Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët

Bajrami: Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët

Ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka reaguar pas vrasjes së trefishtë javën e kaluar në Gllogjan, kur një person ende i panjohur për policinë ka shtënë me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës në rrugën Gjakovë-Deçan, duke lënë tre të vrarë.


Në një postim në Facebook, Bajrami thotë se Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit.

“Nëse institucionet tona s’po bien në gjurmë të vrasësit/vrasësve, atëherë duhet kërkuar ndihmën te miqtë tanë. Në radhë të parë te institucionet e sigurisë amerikane. Prej pasluftës janë mbi 400 vrasje të pazbardhura. Secila vrasje duhet të zbardhet dhe posaçërisht vrasja e dy nxënësve dhe shoferit që ndodhi të premten në Gllogjan të Deçanit. Qeveria e Republikës së Kosovë nuk duhet të kursejë asgjë për të zbardhur vrasjen e trefishtë”, shkruan ish-ministrja Bajrami.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.