Bajrami thotë se Qeveria ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante, reagon Murati
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se shpenzimet e institucioneve për karburant janë 31 milionë euro për vitin 2023.  

Ish-ministrja e Financave, Bajrami duke e quajtur Muratin manipulues, ndërsa ia ka shtruar edhe një pyetje. Bajrami ka publikuar edhe një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit sa i përket këtyre shpenzimeve.

“Trego kush po rren. A po rren Zyra Kombëtare e Auditimit? Në Raportin e Auditimit 2023, në faqe 42, shkruan se janë 31 milionë euro shpenzime në karburante. Ministër, i vetmi manipulues këtu jeni ju, por, mashtrimeve dhe manipulimeve po ju vjen fundi dhe atë shumë shpejtë, me 9 shkurt”, shkruan ajo në Facebook.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.

Murati tha se deklarata e Bajramit është e pavërtetë, pasi sipas tij, shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.

“Hykmete, nëse duhet të të përgjigjem ashtu siç e ke shtruar pyetjen, ajo që po rren je ti, kur thua që janë shpenzuar 31 milionë euro naftë për vetura zyrtare (shih foton e dytë). Fakti i pakontestueshëm është se në vitin 2023 për qeverinë bashkë me të gjitha institucionet tjera dhe komunat, karburant për vetura (dhe jo vetëm zyrtare, por kryesisht policia dhe FSK-ja) është shpenzuar 10.47 milionë euro”, shkruan Murati.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024