Bajrami: Rimëkëmbja ekonomike po ndodh për shkak të masave tona

Bajrami: Rimëkëmbja ekonomike po ndodh për shkak të masave tona

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se rimëkëmbja ekonomike në vend po ndodh shumë më shpejtë se parashikimet, për shkak të masave që i ka marrë ish qeveria Hoti.


Ish-ministrja e Financave, gjatë seancës plenare, ku po diskutohet për ekonominë gjatë pandemisë Covid-19, tha se rritja e eksportit të kompanive vendore ka ndodhur pikërisht për shkak të ndihmave financiare të ish-kabinetit qeveritar Hoti.

“Si mund të krenoheni me progresin ekonomik nëse flisni për shifrat e eksportit dhe thoni që gjatë 5 mujorit të parë kompanitë kosovare paskan eksportuar 260 milionë euro, unë ju rikujtoj se kush janë eksportuesit. Janë pikërisht ata të cilët ju i gjykonit bashkë me neve, i quanit oligarkë dhe biznese të korruptuara të lidhura me qeverinë, të cilëve neve iu ndihmuam. Fillimisht ju ndihmuam duke mos i mbyllur asnjëherë. Po ne paguam, por na kushtoj shtrenjtë politikisht dhe me vota. Por ne ishim ata të cilët e dinin shumë mirë deficitet e buxhetit e Kosovës dhe ne bënë çdo gjë që mos të ketë mbyllje totale. Rimëkëmbja në Kosovë po ndodh shumë më shpejtë sesa e ka paramenduar Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe sa e kemi parashikuar ne. Është pikërisht për shkak të këtyre masave që ne i kemi marrë dhe mbi të gjitha, jo për shkak të ndihmës së madhe, por se ne nuk e kemi mbyllur asnjë biznes”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: