Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Bajrami: Në vitin 2021 presim rritje ekonomike prej 5.2 për qind

Bajrami: Në vitin 2021 presim rritje ekonomike prej 5.2 për qind

Ministrja e Financave në detyrë, Hykmete Bajrami ka deklaruar se projektligji për Buxhetin e vitit 2021 trajton prioritetet kryesore e që janë përballje me sukses e pandemisë dhe krijimi i kushteve për rimëkëmbje ekonomike. Ajo pret që në vitin 2021 të ketë rritje ekonomike prej 5.2 për qind.

Bajrami tha se po kërkojnë ta votojnë projektligjin për buxhet në mënyrë të mos të bllokohen institucionet e vendit.

“Projektbuxheti që keni para vetes trajton dy prioritete kryesore të kësaj qeverie që janë përballja me sukses me pandeminë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje. Tani për sa muaj që do jemi në detyrë  kjo besoj që duhet të lejohet sepse është në interes të qytetarëve të Kosovës. Edhe pse në kushte të vështira për të parashikuar atë se çfarë do ndodh që pasojat e pandemisë po vazhdojnë. Ne jemi munduar që bashkërisht siç e thash me Fondin Monetar  dhe Bankën Botërore t’i japim disa shifra të përafërta për të paraparë se cilat do jetë rritja ekonomike në viti 2021. Pas një rënie që kemi vlerësuar  që për këtë vit do jetë 6.7 për qind në vitin 2021 ne kemi paraparë që do kemi  një rritje ekonomike prej 5.2 për qind. Ky buxhet është një nga instrumentet kyçe që ne të arrijmë të sigurojmë këtë rikthim ekonomik, konkretisht me një rritje më shumë se 5 për qind qysh në vitin e parë. Të hyrat buxhetore janë 1.9 miliardë euro me një rritje më shumë se 5 për qind krahasuar me  buxhetin e rishikuar të vitit 2020, ndërkohë që shpenzimet  buxhetore janë planifikuar të jenë në një vlerë prej 2 miliardë e 412 milionë euro”, theksoi Bajrami.


Ajo theksoi se buxheti i investimeve kapitale vit pas viti paraqitet në këtë Kuvend po thuajse i kontraktuar. Ndërsa, shtoi se një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike është e destinuar për sektorin e shëndetësisë.

“Buxheti i investimeve kapitale vit pas viti paraqitet në këtë Kuvend është i kontraktuar. I kemi vetëm 5.4 milionë investime  të reja kapitale nga granti qeveritar të parapara për vitin 2021  dhe janë vetëm 5 milionë sipas klauzolës së investimeve. Sepse ju e dini që projektet kapitale janë afatgjate dhe janë kontrata afatgjate dhe janë të lidhura dhe duhet të përcillen nga viti në vit. Shpenzimet në paga dhe mëditje janë planifikuar të jenë 625.3 milionë duke respektuar gjithmonë rregullin fiskal për paga[…]Tek shpenzimet që lidhen me rimëkëmbje ekonomike  në draft buxhetin para jush  është paraparë Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike 182 milionë e cila pritet në mes të dy leximeve do thotë është dashur të reflektoj edhe disa mjete shtesë  për të reflektuar ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, një pjesë e konsiderueshme e së cilës do jetë e destinuar për sektorin e shëndetësisë  shpenzime këto që janë të lidhura me koston e blerjes së vaksinës”  , tha ajo. 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami para deputetëve të Kosovës kërkoi që projektligji për Buxhetin e vitit 2021 të votohet sepse kështu dërgojnë sinjale të duhura tek bizneset dhe institucionet financiare.

“Miratimi i këtij buxheti  sot do të dërgoj sinjal të duhur tek komuniteti i biznesit në masë të madhe do të zvogëloj pasigurinë eventuale në ekonomi e cila mund të shfaqet  nëse kjo legjislaturë  do shpërbëhej pa e miratuar projektbuxhetin  e viti 2021. Po ashtu miratimi i këtij buxheti dërgon sinjal tek institucionet financiare ndërkombëtare dhe tek partnerët tanë  ndërkombëtar të cilët kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë gjatë këtij viti në përballje me pandeminë. Andaj ky buxhet është më shumë se të hyra dhe shpenzime. Është edhe një respekt që ne e tregojmë taksapaguesit tanë  dhe po ashtu përkujdesje  dhe përkushtim për stabilitetin financiar të vendit dhe gjithashtu për gjithë ata që janë në luftën e parë të frontit dhe po përballen me pandeminë “, u shpreh ministrja Bajrami.

Lexo edhe

Video

error: