Bajrami: Loja e Qeverisë me popullin, tallet me studentë, invalidë e pensionistë

Bajrami: Loja e Qeverisë me popullin, tallet me studentë, invalidë e pensionistë

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit për përgjysmimin e çmimeve të biletave për disa kategori, është lojë e zyrtarëve praktikantë të Qeverisë.


Bajrami ka shkruar në Facebook se që në fillim kishte thënë se ai vendim ishte i pazbatueshëm.

“E përsëris edhe sot se para vendimit do të duhej të merreshin një sërë masash për të mbajtur në fuqi një vendim, i cili ishte në të mirë të qytetarëve por që ishte i pazbatueshëm nga kompanitë e transportit. Vendimi i sotëm i Qeverisë përkatësisht Ministrisë së Transportit tregon talljen më votën e popullit. Pra, kjo Qeveri po luan me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. Po tallen me studentë, po tallen me pensionistë, po tallen me invalidë të luftës, po tallen me invalidë të punës dhe me fëmijë, kategori këto që u ishte thënë se iu përgjysmohet çmimi i biletave”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Video