Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Bajrami kërkon nga deputetët ta miratojnë buxhetin edhe në lexim të dytë

Bajrami kërkon nga deputetët ta miratojnë buxhetin edhe në lexim të dytë

Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin e buxhetit 2021.

E ministrja në detyrë e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se me këtë është evituar një krizë të panevojshme buxhetore.

Ajo në një postim në Facebook ka ftuar deputetët që edhe në seancën e nesërme ta votojnë në lexim të dytë projektligjin për buxhet.


Postimi i plotë:

Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin e buxhetit 2021. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që treguan përgjegjësi të lartë institucionale përmes votimit të këtij projektligji të rëndësishëm duke evituar kështu një krizë të panevojshme buxhetore për vitin që po hyjmë. Ftoj deputetët që në seancën e nesërme ta votojnë edhe në lexim të dytë projektligjin e buxhetit për vitin 2021.

Lajmi tjetër i mirë nga seanca e sotme është edhe miratimi i dy projektligjeve të rëndësishme, si: Projektligji Nr. 07/L-035 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Projektligji Nr. 07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: