Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka raportuar të premten në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Bajrami pati përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj, pasi kjo e fundit tha se Bajrami është ftuar në cilësinë e ish-ministres së Financave.
Ajo u pyet për koston e ndarë për blerjen e librave shkollor në kohën kur ajo mbante pozitën si ministre e Financave, porse Bajrami potencoi se nuk i ka këto të dhëna.
Pyetje pati edhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu nëse ka pasur ndonjë ankesë sa i përket furnizimit me libra shkollorë gjatë kohës kur Bajrami po mbanë postin e ministres së Arsimit.
Bajrami tha se gjatë kësaj përudhe, kur ishte edhe pandemia, e vetmja çështje që është diskutuar ishte mungesa e materialit shkollor duke përfshirë lapsat dhe fletoret për nxënësit. Ajo tregoi se në kohën e pandemisë Covid-19, kishte kufizime dhe ishin të mbyllura libraritë dhe vendet e tjera alternative ku mund të blihej materiali shkollor.