Bajrami dhe Osmani diskutojnë për reformat në menaxhimin e financave publike

Bajrami dhe Osmani diskutojnë për reformat në menaxhimin e financave publike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim auditorin e përgjithshëm Besnik Osmani, me të cilin ka diskutuar për reformën në menaxhimin e financave publike, me theks të veçantë rritjen e performancës në shpenzimin e parasë publike.

Me këtë rast, ministrja Bajrami, ka theksuar rëndësinë e avancimit të kontrollit të financave publike me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së  ofrimit të shërbimeve për qytetarët nga organizatat buxhetore.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë Hoti për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Kombëtare të Auditimit në ngritjen e efikasitetit të kontrollit të financave publike, me qëllim të eliminimit të keqmenaxhimit të financave publike.


Ajo gjithashtu njoftoi auditorin e përgjithshëm Besnik Osmani për procesin e rishikimit të Buxhetit, i cili sipas saj shumë shpejt do t’i dorëzohet Qeverisë dhe Kuvendit për miratim.

Në anën tjetër, Auditori i Përgjithshëm ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me institucionet qeverisëse, veçanërisht me Ministrinë e Financave në avancimin e menaxhimit të financave publike nga organizatat buxhetore.

 

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.