Bajram mes pandemisë

Bajram mes pandemisë

Edhe pse në kushtet e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë, qindra besimtarë mysliman iu drejtuan shesheve dhe xhamive për të falur namazin në Shqipëri.

Kreu i KMSH Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët, duke shpresuar se së shpejti, Shqipëria dhe e gjithë bota do të jetë çliruar nga e keqja që e ka pushtuar.

Namazi i bajramit u fal në xhami e sheshe, nga besimtarë të të gjitha moshave, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Nga xhamia e Kokonozit, kreu i KMSH Bujar Spahiu uroi të besimtarët, duke theksuar se ky bajram po e gjen shqipërinë krejt ndryshe.

”Individualisht kemi agjëruar, dhe kemi kryer namazet tona, lutjet tona aty ku kemi qenë. Kjo ka qenë më e rëndësishmja. Kemi shprehur lutjet tona nëpërmjet zemrës sonë, shpirtit tonë edhe pse nuk jemi takuar fizikisht me njëri tjetrin.”

Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, të cilët uruan ditë më të mira në të ardhmen.

”Faltoret janë bërë për të bashkuar njerëzit, për të falur dashuri, mirësi dhe paqe.”

Për vet besimtarët, muaji i ramazanit nuk ka qenë i vështirë.


”Një muaj shumë i shenjtë për ne myslaminët. Goxha bukur dhe kemi agjëruar shumë lehtë.”

Kufizimet nuk i kanë penguar që të ndjekin ritet e tyre.

”Besoj se asnjë pengesë nuk ka përpara zotit.”

Vështirësitë e vërteta, i kanë ndjerë gjatë komunizmit.

”Kam pa duke u dhënë edhe me zor, se po se pive ujin është propagandë.”

Megjithatë ndjehen të shpërblyer, kur shohin se tradita dhe besimi i tyre, përçohet dhe te brezat e rinj.

”Në klasë të 5-të dhe ka agjëruar 30 ditë.”

Riti i faljes së namazit përkon me festën e përfundimit të muajit të ramazanit, një muaj sacrifice për të gjithë besimtarët mysliman.

Lexo edhe

error: