Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Bajoku e Pireva shënojnë fitore në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik të boksit

Bajoku e Pireva shënojnë fitore në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik të boksit

Dy boksierët kosovarë Shpëtim Bajoku dhe Besart Pireva kanë kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, pasi që të dy shënuan fitore në çerekfinale, në kategoritë e tyre përkatëse.

Bajoku, i cili bokson në kategorinë 64 kilogramë, arriti që në çerekfinale ta mposhtë boksierin kroat Filip Poturoviq, pasi që në të tre raundet u tregua bindshëm më i mirë, përcjell KosovaPress. Bajoku siguroi medalje në kategorinë e tij, dhe përballjen tjetër e ka më 8 maj, përcjell KosovaPress.


Në anën tjetër, boksieri Besart Pireva në kategorinë 81 kilogramë, kishte kundërshtar shqiptarin Arjan Kajoshi, i cili njëkohësisht është njëri prej boksierëve më të mirë të Shqipërisë. Gjatë tre raundeve, Pireva ishte më dominues se Kajoshi, dhe me rezultat unanim i jepet fitorja boksierit kosovar.

Po ashtu edhe Pireva siguroi medalje sot, ndërsa meçin e radhës do ta zhvilloj me datën 8 maj, siç njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Video

error: