Bajçinca e Konjufca takojnë banorët e lagjes Dardania

Bajçinca e Konjufca takojnë banorët e lagjes Dardania

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Enver Bajçinca, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar qytetarët e lagjes Dardania në këtë qytet.


Në këtë takim, Bajçinca dhe Konjufca dëgjuan hallet e banorëve, ndërsa shpalosen edhe vizionin e LVV-së për Fushë Kosovën.

“Së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca takuam qytetarët nga Lagjja Dardania në Fushë Kosovë. Në bisedën me ta, folëm për një qeverisje të përbashkët me një frymë e model ndryshe të qeverisjes të ardhur nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, përkatësisht modeli i Qeverisë Kurti”, ka shkruar Bajçinca në Facebook.

Lexo edhe

Video