Bahtiri takon këshillin protestues të ndërmarrjes “Trepça”

Bahtiri takon këshillin protestues të ndërmarrjes “Trepça”

Më shumë se 350 minatorë të ndërrimit të parë nuk kanë hyrë sot fare në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ndërsa këmbëngulin rikthimin në punë pasi t’i marrin pagat.

Pas kësaj, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim këshillin protestues si dhe  Rafet Ibishin, ushtrues i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”.


Sipas një komunikate për media thuhet është diskutuar për pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, duke kërkuar sistemimin e tyre në punë.

“Këshilli protestues kërkuan nga kryetari Bahtiri mbështetje në adresimin e kërkesë së tyre në instancat më të larta duke theksuar se ekziston përkrahja nga menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepça”, dhe nga Sindikata e punëtorëve të kombinatit ‘Trepça’, por emëruesi i përbashkët i zgjedhjes së problemit është vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Mitrovicës.

Më tej thuhet se Kryetari Bahtiri ka ofruar mbështetjen e tij, duke theksuar që në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tij si kryetar i komunës do të angazhohet që këtë kërkesë ta delegoj tek institucionet kompetente.

Lexo edhe

Video

error: