Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Shkodër, Kuvendi mban një minutë heshtje

Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Shkodër, Kuvendi mban një minutë heshtje

Me kërkesë të deputetit Ramadan Likaj, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje, në nder të dy viktimave në Shkodër si pasojë e përmbytjeve tre ditë më parë.

Në këtë seancën plenare pritet të jetë në interpelancë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh.


Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për buxhetin e vitit 2023”, projektligjin për akcizat, për tatimet dhe procedurat tatimore.

Në rendin e ditës janë dhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Lexo edhe

Video