Afrim Turkaj, babai i nxënësit të plagosur në mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Decanit, ka reaguar duke thënë se djali i tij është zgjuar këtë mëngjes por pa shoqen e shokët e tij.
Ai sapo ishte zgjuar pyeti për shokët, për çka i ati i tha se ata jetojnë në parajsë.
“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit.
Në ngjarjen tragjik ku me kallash u sulmua autobusi i linjës Gjakovë-Gllogjan mbetën të vrarë tre persona, dy prej tyre nxënës-maturantë, ndërsa tjetri është shoferi i autobusit.
