Babai i Leaos frikëson Milanin

Babai i Leaos frikëson Milanin

Babai i Rafael Leaos ka praniar se ai është duke punuar për një zgjatje të kontratës me Milanin, por i mban të gjitha dyert e hapura edhe për klubet që potencialisht mund të kenë interesim për shërbimet e lojtarit.

Portugezi është në bisedime për të zgjatur kontratën e tij me Milanin përtej vitit 2024. Kuqezinjtë donin të arrinin një marrëveshje para fillimit të Kupës së Botës, por kanë humbur afatin e parë, ndaj negociatat do të vazhdojnë në janar.

“Ne po punojmë për të zgjatjen e kontratës me Milanin”, tha Antonio Leao për gazetën portugeze “Record”.

Chelsea i ka vënë sytë te 23-vjeçari i cili ka një klauzolë prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij. Megjithatë, “Blutë” bënë një përpjekje për të nënshkruar me Leaon gushtin e kaluar, kur klauzola tashmë kishte skaduar, përcjellë KosovaPress.


“Deri në skadimin e kontratës në vitin 2024, ne merremi me gjithçka, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me Chelsean, Barcelonën apo Real Madridin”, shtoi babai i sulmuesit.

“Leao pëlqen të qëndrojë në Itali. Ai u shpall lojtari më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, jo sepse duket bukur, por thjesht sepse është më i miri.”, tha në fund ai.

Leao është përfshirë në listën prej 26 lojtarësh të Portugalisë për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Ai ka shënuar shtatë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë një në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Fiorentinës në “San Siro”.

Lexo edhe

Video