Babai i Haaland flet për të ardhmen e birit të tij

Babai i Haaland flet për të ardhmen e birit të tij

Ylli i Bourssia Dortmundit Erling Haaland ësht te një klub fantastik, ku babai i tij ka folur për spekulimet e vazhdueshme mbi të ardhmen e birit të tij.

Momentalisht, Haaland kërkohet nga shumë gjigandë evropianë pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Dortmundin, ku ka qenë i lidhur me transferim te Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Chelsea, Juventus, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Këto spekulime vazhdojnë të rriten pasi që klauzola e tij e lirimit në kontratë do të jetë e vlefshme në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress.


Gjatë një interviste, babai i Haaland Alf-Inge Haaland u pyet për të ardhmen e të birit të tij, i cili momentalisht është jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi në muskul.

“Do ta shohim këtë gjë, shikoni pas meje, te ky stadium i bukur në Dortmund. Ai është në një klub fantastik. Do t’i presim gjërat ashtu siç do vinë”, tha Alf-Inge Haaland për “TV 2”.

Që prej transferimit nga RB Salzburg te Borussia Dortmund , Haaland ka shënuar 70 gola në 69 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën gjermane, ku 49 prej tyre i ka shënuar në Bundesligën gjermane.

Lexo edhe

Video

error: