Azpilicueta vendos mes Chelseat e Barcelonës

Azpilicueta vendos mes Chelseat e Barcelonës

E ardhmja e Cezar Azpilicuetas te Chelsea mbetej e paqartë pasi që nuk dihej nëse mbrojtësi spanjoll do të vazhdonte të ardhmen e tij në Londër apo do të largohej këtë verë nga “Stamford Bridge”.

Përveç interesimit nga Chelsea për t’ia rinovuar kontratën, Azpilicueta kishte edhe Barcelonën si opsion, pasi që gjiganti katalunas e dëshironte transferimin e tij në “Camp Nou”, përcjell KosovaPress.


Por, siç raportohet nga gazetari Gerard Romero, Azpilicueta ka vendosur për të ardhmen e tij, dhe kjo gjë nuk do t’i pëlqejë krerëve të Barçës.

Azpilicueta ka vendosur që mos t’i bashkohet Barçës dhe të rinovojë kontratën e tij me Chelsean deri në qershor të vitit 2024.

Marrëveshja mes Chelseat dhe Azpilicuetas është arritur falë trajnerit Thomas Tuchel, i cili dëshironte me çdo kusht që ta mbante mbrojtësin spanjoll në skuadër.

Lexo edhe

Video