Azemi i bën “për pesë pare” deputetët: Për tekat e tyre po pengojnë 170 euroshin

Azemi i bën “për pesë pare” deputetët: Për tekat e tyre po pengojnë 170 euroshin

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë rishikimin e buxhetit sepse është turp për ta që tua pamundësojnë punëtorëve kafshatën e gojës me pagën 170 euro, si masë nga pakoja emergjente fiskale.

“Çelësi, hë për hë për ndarjen e mjeteve të rundit të dytë është tek deputetët e parlamentit të Kosovës, dhe me plotë përgjegjësi po e them ata gjithçka mund të jenë, vetëm deputetë s’mund të jenë, sepse vetëm për teket e tyre nuk e aprovojnë rishikimin e buxhetit të Kosovës, me të cilin qeverisë i jepet mundësi të bënë ndarjen e mjeteve. Andaj, të sanksionohet kafshata e bukës të një punëtori, i cili në fund të muajit pret që t’i marrë 170 euro e për dëshirën e tyre këta deputetë nuk e aprovojnë këtë ligj, unë them që gjithçka mund të jenë, por jo edhe deputetë të parlamentit të Kosovës. Pra, është marre për veprimet çka janë duke bërë. Edhe ministrja e pranoi, që nëse nuk do të aprovohet rishikimi i buxhetit, atëherë nuk ka arsye pse të ekzistojë kjo qeveri”, tha ai.


 

 

 

Lexo edhe

Video

error: