Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë homazhe sot te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit ndaj familjes Jashari në Prekaz në vitin 1998.
Ai në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pasi bëri nderimet dhe kërkim-faljen, tha se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.
“Nëse vendi im e ka arrestuar dhe rrahur Nikolla Sanduloviq sepse ka vendosur lule në këtë vend sipas ndërgjegjes dhe sipas mendimit të tij, tani vendi im ka mundësinë të më arrestojë edhe mua dhe t'i shpallë botës se ka një rregull të ri sipas të cilit vendosja e luleve të pajtimit në varret e kombeve të tjera dënohet me burgim. Nëse nuk është kështu, atëherë duhet t'i shpjegojnë të njëjtës botë pse trëndafilat e mi janë të ndryshëm nga trëndafilat e Nikollës apo dikujt tjetër, pse unë jam një përjashtim që nuk jam arrestuar... Blerina, urrejtja vdes, por ti do të jetosh përgjithmonë”, tha ai.
Avokati serb shkoi edhe vizitoi nga afër edhe kompleksin e Jasharëve, nga ku bëri thirrje që shqiptarët dhe serbët të jetojnë së bashku në paqe.
"Aleksandër Vuçiq dëshiron më shumë pushtet dhe dëshiron të mbetet në pozitën e pushtetit. Dhe kjo është arsyeja pse ai krijon gjithnjë e më shumë urrejtje, sepse nëse serbët mendojnë se shqiptarët janë terroristë, nëse serbët mendojnë se perëndimi i urren serbët, atëherë serbët do të izolohen vetë, me vullnetin e tyre, dhe kështu sundojnë diktatorët”, deklaroi ai.
Stojkoviq ditë më parë ka paralajmëruar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar dhe treguar se në Serbi ekziston një rregull i ri sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Avokati serb Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit • KosovaPress
Opozitari serb tregon torturat që ia bëri BIA në burg • KosovaPress