Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci deklaroi se vëllai i tij, Ganiu, ka mbajtur burg për rastet që, siç pretendoi, i janë improvizuar dhe është vetëmbrojtur. Gjatë kundërpyetjeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luko Mishetiq, dëshmitari Fadil Geci u pyet se “a ka qenë e saktë që Gani Geci ishte përpjekur ta vras Rexhep Selimin”.
Dëshmitari i prokurorisë po vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Sa i përket vëllait të tij, Geci tha Jakup Krasniqi ka shkruar të pavërteta në librin e tij.
Geci është thirrur nga prokuroria që të jap informacione lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të, si dhe për kërcënimet që ai pretendon se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi i kanë bërë Tahir Zemajt.
Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.