Avokati i shoferit të autobusit: Ai nuk ma tha asnjëherë se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes

Avokati i shoferit të autobusit: Ai nuk ma tha asnjëherë se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes

Tashmë Gjykata e Qarkut në Slovanski Brod ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Ndonëse zëvendësprokurori komunal Slavk Pranjiq dy ditë më parë tha se shoferi kishte pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi derisa ishte në lëvizje, por ndryshe thotë avokati i shoferit.


Avokati i shoferit, Igor Cisper tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka thënë se ka qenë në gjumë. Ndërsa shtoi se nuk mund të tregoj se çfarë i kishte thënë shoferi.

“Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Ai tani do të dërgohet në burg. Ai u deklarua vetëm rreth paraburgimit sot, ai nuk dha asnjë dëshmi. Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë”, tha Igor Cisper, raporton index.hr, përcjell KosovaPress.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës (25.07.2021).

Lexo edhe

Video