Avokati i Popullit dorëzoi raportin në Kuvend: 676 ankesa pranohen për hetim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Avokati i Popullit ka pranuar 1 mijë e 602 ankesa gjatë vitit të kaluar, prej të cilave 676 i ka cilësuar ta pranueshme për hetim. Kjo bëhet e ditur në raportin e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës në të cilin thuhet se ky institucion ka nisur 42 raste sipas detyrës zyrtare dhe 16 prej tyre janë nga raportimet në media.

Ankesa për organet e drejtësisë, shkelje e të drejtës për kujdes shëndetësor, të drejtat në punë e në pronë, dhe dyshimet për diskriminim, janë vetëm disa prej ankesave me të cilat qytetarët i janë drejtuar këtij institucioni gjatë vitit 2022.

“Gjatë këtij viti raportues, IAP ka pranuar gjithsejtë 1,602 ankesa, prej të cilave 910 janë cilësuar si të papranueshme, ndërsa 676 ankesa janë vendosur si të pranueshme për hetim, dhe 16 raste tjera janë në shqyrtim. Prej ankesave të pranueshme për hetim, 23 për qind prej tyre janë ankuar për shkelje të të drejtës për të pasur një gjykim të drejtë e të paanshëm. 21 për qind kanë të bëjnë me të drejtën për mjete juridike, ndërsa 12 për qind e ankesave kishin të bënin me të drejtën e punës, e kështu me radhë”, thuhet në komunikatë.

Raporti i dorëzuar në Kuvendin e Kosovës përmban rekomandime për autoritetet përgjegjëse për çështjet që janë trajtuar nga Avokati i Popullit, por edhe opinione dhe propozime.

“Gjatë vitit 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve kishin të bënin me organet e drejtësisë, që është në nivel të ngjashëm si në vitet e mëparshme. Pastaj ankesat për shkeljen e së drejtës për kujdes shëndetësor, për të drejtat e punës, për mbrojtje sociale, për të drejtën e pronës, dyshimet se janë të diskriminuar”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024