Avni Zogiani krahason Grenellin me ish-ambasadorin Dell

Avni Zogiani krahason Grenellin me ish-ambasadorin Dell

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell do të largohet nga detyra e ambasadorit amerikan në Gjermani.

Ka qenë vetë diplomati amerikan që ka konfirmuar largimin e tij nga ky post, derisa zëdhënësi i tij Dick Custin ka thënë se Grenell do të mbetet emisar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

E Avni Zogiani, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një postim në Facebook ka krahasuar Grenell me ish-ambasadorin amerikan në Prishtinë Christopher Dell.

“Ta supozojmë për shembull që Grenell ndërron edhe sektor, siç bëri Christopher Dell kur shkoi nga Kosova e u fut të punojë për Bechtel… kaq shumë politikë personale kanë prodhuar të dy, e kurdo herë që kemi provuar të jemi kritikë ndaj qasjes patroniste që kanë pasur të dy, jemi quajtur antiamerikanë. Nëpërmjet kësaj qasjeje për shembull Dell ka arritur të na fusë në këtë marrëdhënien tonë me Bechtel që na kushtoi shumë, sikur që na e imponoi një koncesion në Aeroport dhe një pothuajse falje të distribucionit të energjisë. Sot, nuk ke kujt i ankohesh për veprimet e Dell, ashtu siç nesër nuk do të kemi kujt t’i ankohemi për pasojat e Grenell”, ka shkruar Zogiani.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:


Grenell e Dell – çka na meson qasja e tyre?!

Ta supozojme per shembull qe Grenell nderron edhe sektor, siç beri Christopher Dell kur shkoi nga Kosova e u fut te punoje per Bechtel… kaq shume politike personale kane prodhuar te dy, e kurdo here qe kemi provuar te jemi kritik ndaj qasjes patroniste qe kane pasur te dy, jemi quajtur anti-amerikane. Nepermjet kesaj qasjeje per shembull Dell ka arritur te na fuse ne kete marredhenjen tone me Bechtel qe na kushtoi shume, sikur qe na e imponoi nje koncesion ne Aeroport dhe nje pothuajse falje te distribucionit te enetgjise. Sot, nuk ke kujt i ankohesh per veprimet e Dell, ashtu siç neser nuk do te kemi kujte t’i ankohemi per pasojat e Grenell.

Pra, nuk lidhet fati i vendit me nje person, e sidomis kur ai ka nje qasje agresive dhe shtyen politiken drejt vendimeve me pasoja, sepse nje dite ai shkon, e kur vjen tjetri as qe deshiron te degjoje per pasojat e shkaktuara.

Ne keso situatash me e mira eshte qe te kuptohet dhe zbatohet politika tradicionale e shteteve perkrahese te Kosoves. Kjo tradite definitivisht nuk qendron te Grenell, por tek Albright e Joseph Dioguard, apo tek Joe Biden.

Mos e humbni busullen e me u shtye nga qasjet sezonale ne politike, dallojeni kete politike nga tradita, se nuk eshte aq e veshtire.

 

Lexo edhe

error: