Avdijaj: Programi ynë është i bazuar në nevojat e qytetarëve, burimet e Istogut nuk u përdorën sa duhet

Avdijaj: Programi ynë është i bazuar në nevojat e qytetarëve, burimet e Istogut nuk u përdorën sa duhet

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Istogut, Agron Avdijaj thotë se programi i tyre qeverisë është i bazuar në nevojat kryesore të qytetarëve të kësaj komune.


Avdijaj përmes një video-je ka thënë se përgjatë 20 viteve resurset e Istogut nuk janë përdorur sa duhet, por për çka thotë se me ardhjen e tij në krye të Komunës së Istogut gjithçka do të ndryshoj.

“Të dashur qytetarë, jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Rrugen e fitorës po e nisim edhe në Istog. Ju ftoj që bashkarisht ndryshimin ta sjellim edhe këtu. Istogu ynë është vend me plot resurse natyrore me shumë burime të  ujit, me tokë pjellor, bjeshkë atraktive e me një rini të talentuar. Gjatë këtyre 20 viteve këto resurse nuk janë përdorur e shfrytëzuar sa e si duhet. Shumë nga këto resurse janë shëndrruar në probleme për komunën tonë. Tokë pa ujë, bjeshkë pa turizem, e rini që po largohen nga qyteti ynë. Programi ynë është bazuar në nevojat kryesore te qytetarëve të Komunës tonë e i cili është garancë që me Qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s dhe me mua si Kryetar këto resurse do të kthehen në funksion të mirëqenjes e zhvillimit. Të dashur qytetarë, me voten tuaj i japim fund keqqeverisjes. Prandaj, këtë ndryshim le ta bëjmë qysh në rundin e pare, pa ballotazh. Si Kryetar Komune, zotohem para jush që do t’ju shërbej me ndershmëri dhe dinjitet”, tha Avdijaj.

Lexo edhe

Video