Avdijaj: Nevoja për ndryshim është shumë e madhe

Avdijaj: Nevoja për ndryshim është shumë e madhe

Kandidati i LVV-së për kryetar të Istogut Agron Avdijaj, i mbështetur nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar banorët e fshatit Trubohoc, para të cilëve e ka shpalosur vizionin për zhvillim ekonomik.

Përmes një statusi në Facebook, Avdijaj ka thënë se nevoja për ndryshim është shumë e madhe, e më e madhe është shpresa që për qytetin e tyre po vinë ditë më të mira.


Ky është statusi i tij i plotë:

Ditën e parafundit të fushatës e mbyllem me banorët e Trubohocit, ishim bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kandidatin për Kuvend Komunal, Nezir Osmanaj dhe anëtarin e Listës Guxo Musa Bajraktari, të cilët si çdoherë na pritën me ngrohtësi e na konfirmuan mbështetjen për Lëvizjen për zgjedhjet e së dielës.

Nevoja për ndryshim e nevoja për fitore është shumë e madhe, e më e madhe është shpresa që për qytetin tonë po vin ditë më të mira.

Lexo edhe

Video