Avdijaj: Diasporë, ju presim në tetor, sepse ju gjithmonë bëni ndryshimin për të mirë

Avdijaj: Diasporë, ju presim në tetor, sepse ju gjithmonë bëni ndryshimin për të mirë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Istogut, Agron Avdijaj pret përkrahjen e diasporës në zgjedhjet e 17 tetorit, njësoj sikurse përkrahen edhe zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo deklaratë e Avdijajt erdhi pas publikimit të Instituti GAP se Komuna e Istogut është e treta komunë në Kosovë për numrin më të madh të diasporës.


“Istogu është komuna e tretë me diasporën më të madhe në Kosovë. Të dhënat e sotme të publikuara nga GAP tregojnë se 32.5% të diasporës si përqindje e popullsisë përfaqësojnë Istogun. Diaspora i ka prirë ndryshimit të madh në zgjedhjet e 14 shkurtit në Istog dhe Kosovë, andaj presim përkrahje të fuqishme nga diaspora edhe në zgjedhjet e 17 tetorit. Diasporë, ju presim në tetor, sepse ju gjithmonë bëni ndryshimin për të mirë ❤️”, ka shkruar Avdijaj.

Lexo edhe

Video

error: