Avdijaj: Asnjë i moshuar nuk duhet të mbetet vetëm

Avdijaj: Asnjë i moshuar nuk duhet të mbetet vetëm

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje, Agron Avdijaj ka thënë se me qeverisjen tonë të ardhshme, Komuna e Istogut do të organizojë shërbimin “Rinia për të moshuarit”, sepse asnjë i moshuar nuk duhet të mbetet vetëm.

Ai ka shkruar në Facebook se ky është një shërbim i domosdoshëm për të gjithë ata që u janë larguar fëmijët dhe kanë nevojë për dikë që i ndihmon me pazarin, ose u sjell barnat, apo u mat tensionin, apo edhe për t’i ndihmuar me ndonjë punë të vogël të shtëpisë e për të bashkëbiseduar.

Postimi i plotë:

RINIA PËR TË MOSHUARIT


ASNJË I MOSHUAR VETËM

Me qeverisjen tonë të ardhshme, Komuna e Istogut do të organizojë shërbimin “Rinia për të moshuarit”, sespse asnjë i moshuar nuk duhet të mbetet vetëm. Ky është një shërbim i domosdoshëm për prindrit dhe gjyshërit tanë në Istog, për të gjithë ata që u janë larguar fëmijët dhe kanë nevojë për dikë që i ndihmon me pazarin, ose u sjell barnat, apo u mat tensionin, apo edhe për t’i ndihmuar me ndonjë punë të vogël të shtëpisë e për të bashkëbiseduar.

Me respektin maksimal për gjtihë kontributin qe mosha e tretë ka dhënë për zhvillimin e Istogut, nxënësit e Gjimnazit të Istogut dhe ata të Shkollës teknike profesionale do të nxiten të bëhen pjesë e këtij shërbimi të Komunës duke u dhënë përparësi në marrjen e bursave për studime atyre që angazhohen vullnetarisht.

Komuna do ta integrojë këtë shërbim në detyrat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila do ia nisi punës menjëherë me identifikimin dhe databazën e të gjithë qytetarëve të Istogut qe dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi. Duke ia zgjeruar kompetencat kompanisë publike “Ambienti”, do të sigurohemi për transportin dhe logjistikën e të rinjve që do të përfshihen në këtë shërbim.

Projekte të tilla zhvillohen sot edhe në vende si Sllovenia, Suedia, SHBA, etj. Ato janë shërbime që lidhin brezat me njëri-tjetrin në mënyrë që t’i trajtojmë prindërit e gjyshërit tanë me respektin e merituar.

Lexo edhe

Video

error: