Autobusi nga Italia me destinacion Kosovën kthehet mbrapa në Kroaci

Autobusi nga Italia me destinacion Kosovën kthehet mbrapa në Kroaci

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njoftoi për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë.

Sipas Abdixhikut, nisja ishte ilegale dhe pa autorizimin e autoriteteve, për këtë arsye autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.


“Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, tha Abidhixku.

Ministri i Infrastrukturës tha se për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim.

Ai tha së është në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.

Lexo edhe

Video