Autobusi i aksidentuar largohet nga vendi i ngjarjes

Autobusi i aksidentuar largohet nga vendi i ngjarjes

Autobusi i cili u përfshi herët në mëngjes në Bullgari është nxjerrë nga autostrada.

Sipas mediave të Maqedonisë Veriore, autobusi është larguar nën siguri të fortë policore.

Autobusi, i cili po kthehej nga Stambolli, ka marrë flakë mbrëmë rreth orës tre pasmesnate, në autostradën Sofje-Blagojevgrad, afër fshatit Bosnek.


Ministri i Transportit i Maqedonisë Veriore Blagoje Boçvarski, më herët ka thënë se ministria ka nisur procedurën për heqjen e licencës së transportuesit.

Siç u tha në konferencën për media të ministrisë, sipas informacioneve të deritanishme, ky transportues kishte leje për transport ndërkombëtar, por jo për një automjet të caktuar.

Nga aksidenti humbën jetën të paktën 45 pasagjerë dhe u plagosën shtatë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Autobusi i aksidentuar largohet nga vendi i ngjarjes Ministri Spasovski bën bilancin e tragjedisë në Bullgari Aksidenti tragjik në Bullgari, Komuna e Tetovës pezullon aktivitetet Osmani: Nesër pritet të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit në Bullgari Aksidenti në Bullgari, Ganiu: Nga komuna e Çairit janë më shumë se 16 viktima “Shoferin e zuri gjumi”, i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët Blinken shpreh ngushëllime për humbjet e jetëve në aksidentin në Bullgari Çifti që i shpëtoi tragjedisë i nënshtrohen operimit në Sofje ​Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari Qeveria shpall tri ditë zie në Maqedoni pas aksidentit tragjik ​Aksidentohet autobusi në Bullgari, vdesin 46 persona, kryesisht turistë nga Maqedonia e Veriut […]

Komentet janë të mbyllura.

error: