Austria ndan një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Austria ndan një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë për media, pas tryezës së përbashkët me liderët e rajonit, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur se shteti që ai përfaqëson ka ndarë një milion vaksina për qytetarët e këtyre vendeve.

Kancelari Kurz ka thënë se Austria mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë vendet e këtij rajoni në luftën kundër pandemisë.

“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës. Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”, tha Kurz.


Përveç pandemisë, disa nga temat që u diskutuan në Samitin e sotëm ishin lufta e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e këtij rajoni dhe mbështetja ekonomike që do t’ju ofrohet këtyre vendeve, pas krizës.

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Samit morën pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, ai i Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë.

Para Samitit, Kurz po ashtu kishte deklaruar se do t’i mbështesin vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: