Austria miraton vaksinimin anti-COVID të detyrueshëm për të rriturit

Austria miraton vaksinimin anti-COVID të detyrueshëm për të rriturit

Parlamenti austriak ka diskutuar sot propozimin për t’i bërë të detyrueshme vaksinat kundër Covid-19 për të rriturit, i mbështetur gjithashtu nga ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein, i cili i konsideron vaksinat si një akt solidariteti.

“Sa më shumë persona të vaksinohen kundër Covid-19, aq më pak do të vdesin nga pasojat e pandemisë së koronavirusit”, tha ministri në fillim të seancës në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Një shumicë e qartë pritet të mbështesë legjislacionin. Ligji do të hyjë në fuqi në fillim të shkurtit.


Liderja e opozitës dhe epidemiologia Pamela Rendi-Wagner e ka mbështetur planin. “Vaksinimi shpëton jetë, jetën tuaj dhe të të tjerëve”, tha socialdemokratja.

Një total prej rreth 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) do të vihen në dispozicion për një sërë skemash që synojnë stimulimin dhe shpërblimin e vaksinimeve. Këto përfshijnë një short që jep 500 euro përmes kuponave të vlefshme në dyqane dhe restorante për afërsisht një në dhjetë persona që kryejnë vaksinën.

Për të nxitur vaksinimin, komunitetet me një normë vaksinimi prej 80 për qind do të kenë 75 milionë euro të shpërndara me short, ndërsa një komunitet me një normë 90 për qind do të marrë 300 milionë euro.

Lexo edhe

Video